Teherani ka shpallur 6 kërkesa të ashpra për t’i dhënë fund konfliktit me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë dëmshpërblime financiare, mbylljen e bazave amerikane në rajon dhe një regjim të ri juridik për Ngushticën e Hormuzit.
Kushtet, shumë të ashpra dhe vështirë të pranueshme nga Shtetet e Bashkuara, janë si më poshtë:
Kushti 1 -Garancia që konflikti të mos përsëritet.
Kushti 2 -Mbyllja e bazave ushtarake amerikane në rajon.
Kushti 3 -Pagesa e një dëmshpërblimi ndaj Iranit.
Kushti 4 -Përfundimi i luftës kundër të gjitha grupeve rajonale të lidhura me Iranin, si Hezbollah.
Kushti 5 -Zbatimi i një regjimi të ri juridik për Ngushticën e Hormuzit;
Kushti 6 -Ndjekja penale dhe ekstradimi i operatorëve të mediave anti-iraniane.
Kushti 5 është një prej pikave më kyçe të momentit, situata e ngushticës së Hormuzit.
Siç shkruan La Repubblica, Trump ka kërcënuar se do të bombardojë centralet elektrike iraniane nëse brenda 48 orëve regjimi nuk hap kalimin. Por Teherani është përgjigjur se Hormuzi mbetet i hapur për gjithë lundrimin, përveçse për anijet “e lidhura me armiqtë e Iranit”.
Kërcënimi i sulmeve iraniane ka mbajtur shumicën e anijeve larg kalimit, përmes të cilit kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm, duke rrezikuar një tronditje energjetike globale./mxh
