Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se hedhja e gazit lotsjellës ndaj tij ishte një akt i shëmtuar.
Në fjalën e tij me gazetarët para selisë së PD-së, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për incidentin, që e detyroi të shkëputej nga protesta për disa minuta.
“Ajo që bëri Rama ishte akt i shëmtuar. Vetëm rrit vendosmërinë për ta hedhur në Lanë atë dhe regjimin e tij. Në këtë betejë ne nuk kemi të ndalur. Sot ne fituam një betejë, bejetën më të bukur”,-tha Berisha./Mxh
