Ish-deputeti demokrat Keltis Kruja, ka bërë një posstim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, përmes së cilit ka kritikuar “foltoren” e Partisë Demokratike, protesta që kreu i PD Sali Berisha mbledh të hënave para kkryeministrisë.
“Tani sinqerisht me keto foltoret na hallakatet fare”, ka shkruar Kruja. Teksa shton se nuk ka asgjë me askënd që do të bëjë takime me demokratët.
“Une vete kam qene pjese e kam organizuar takime ne vitin 2017, kur morem rezultatin me te ulet ne historine e zgjedhjeve,per te diskutuar me demokratet cfare po ndodhte me PD. Ate bote u quajtem tradhtare e te shitur, nga pothuajse te gjithe, se kundershtonim Lulin, pastaj nje pale zgjedhje me vone, i shituri ishte Luli. Por nuk eshte ky thelbi” shton më tej ish-deputeti.
Ai ngre një problem që sipas tij është më i madhi për Partinë Demokratike sot:”Raporti me të vërtetat e veta, dhe raporti që duhet të ketë me demokratët.”
“Dhe kjo eshte arsyeja pse Foltoret nuk kane me kuptim. Sepse Foltorja, (ajo e vetmja dhe e verteta), e mbyti energjine qe cliroi, diten kur vendosi qe qellimet politike jane me te rendesishme se emocionet dhe idete politike qe i krijojne ato…” m.p.
