Last Updated on 29/04/2026 by Monika
Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është paraqitur këtë të mërkurë në një gjykatë federale në Virxhinia, pasi u vetëdorëzua më parë tek autoritetet amerikane në lidhje me një akuzë për kërcënim ndaj presidentit Donald Trump.
CNN shkruan se Comey u ndalua për një kohë të shkurtër para se të dilte për herë të parë në gjykatë, ndërsa seanca zgjati më pak se 10 minuta.
Ai akuzohet se ka bërë një kërcënim në rrjetet sociale ndaj presidentit dhe për transmetimin e kërcënimit përmes komunikimit ndërshtetëror.
TË LIDHURA
Ish-kreu i FBI-së përballet për herë të dytë me akuza nga drejtësia amerikane
Lëshohet urdhër arrest për ish-drejtorin e FBI-së në SHBA
Gjatë paraqitjes së tij në gjykatë, Comey nuk u deklarua fajtor apo i pafajshëm dhe u lejua të largohej pa kushte lirimi. Ai nuk foli gjatë seancës dhe u paraqit i veshur me kostum të errët. Megjithatë sjellim ndërmend se në një video mesazh të ndarë në platformën Substack të martën, ai i ka mohuar akuzat duke deklaruar se është “ende i pafajshëm”.
Në një deklaratë video të publikuar më herët, ai ka mohuar akuzat, duke thënë se është “ende i pafajshëm”.
Çështja lidhet me një postim të bërë nga Comey në rrjetet sociale, ku ai kishte publikuar një foto me guaska në një plazh që formonin numrat “86 47”. Ky postim u interpretua nga disa zyrtarë republikanë si një kërcënim ndaj presidentit, ku “86” në zhargon mund të nënkuptojë “heqje qafe”.
Megjithatë, ekspertë ligjorë kanë vënë në dyshim bazën e akuzave, duke theksuar se shprehja nuk përbën domosdoshmërisht kërcënim penal.
Avokatët e Comey-t kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë akuzat, duke pretenduar se bëhet fjalë për ndjekje penale të motivuar politikisht.
Nuk është caktuar ende data për seancën e ardhshme gjyqësore në Karolinën e Veriut, ku është ngritur zyrtarisht çështja./mxh
