Kristiano Ronaldo shquhet për formën e tij fizike dhe madje për disiplinën e tij të hekurt si në ushqim dhe ashtu në ushtrime.
Ish-kuzhinieri i tij, Giorgio Barone në një intervistë me Covers shpjegoi se: “Disiplina e tij është vërtet unike. Kam punuar me shumë futbollistë, madje edhe me kampionë bote… Ata hanë mirë, por herë pas here i lejojnë vetes pak kënaqësi. Ata nuk e kanë disiplinën e Kristianos. Ai nuk ha ushqim të shpejtë. Kurrë. As me pushime. Asnjë sheqer, as në kafe. Sheqeri është helm për trupin tonë. Shumë lojtarë kanë zakonin e keq të rrinë zgjuar deri vonë, veçanërisht për të luajtur PlayStation, që është rënia e futbollistëve, Ronaldo nuk luante. Mëlçia, zemra dhe truri janë të gjitha ushqime të shkëlqyera. Janë superushqime. Edhe Kristiano Ronaldo e donte mëlçinë”, tha ai ndër të tjera.
Artikulli i MëparshëmMinistri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u takua me delegacionin amerikan
Artikulli Tjetër Macron do të largohet nga politika në 2027-ën
