Last Updated on 28/06/2026 by EL
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmons Spaho, thotë se pavarësisht thirrjes që i bën kryeministrit Edi Rama për të mos dhënë dorëheqjen nga presioni i protestave që po zhvillohen prej 28 ditësh në Tiranë, pasi kjo të dëmtonte rëndë Shqipërinë në një kohë që vendi është më afër se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian, ai mbetet sërish kritik dhe antagonist i thekur i shefit të qeverisë.
I kritikuar nga ish-zëvendësministrja socialiste e Financave, Irena Beqiraj, për mesazhin “dëmi më i madh që do i bëje ketij vendi nuk janë e shkuara jote, por nëse do të ikje nga presioni i kësaj proteste neomarksiste, islamisto-fondamentaliste, antitrampiste, përçarëse midis shqiptarëve në rajon dhe kunder integrimit të Shqipërisë në BE” që përmes rrjeteve sociale i dërgoi Ramës, Spaho i përgjigjet ish-zyrtares së kryeministrit se “do apo nuk do ti dhe une, Shqiperia eshte shume afer integrimit europian, me merite apo per arsye gjeopolitike. Te gjithe do mbajme pergjegjesi para historise nese e djegim kete mundesi per mustaqet e Çelos”.
“I njëjti Edmond Spaho është?
Pra Edmond Spaho, po i kërkon Edi Ramës që sipas tij ishte “Gjeli i rrjepur nga krimi i organizuar ” ” të mos trëhiqet se i bën vendit një dëm të madh “!
Nuk qenkërkan gjë as titujt as karriera !
Fishta në fakt na paralajmëroi ” ka me ardh koha që shqiptarët kanë me nejt në rradhë për me u korit !!!
Turpërohen burrat edhe në pleqëri !
Gjynah”,- shkruan Beqiraj.
Përgjigjia e plotë e Edmond Spahos:
Irene me ke sy e ke lexuar postimin tim, me ate me xham apo me ate pa xham?
Me fal, po ke ngaterruar qepet me patatet.
Asgje nga ato qe kam thene per Ramen ne te shkuaren nuk i heq presjen dhe i them edhe sot. Ne postimin tim shkruaj qe Rama duhet te kishte ikur me kohe per demet qe i ka bere vendit. Por ti kete nuk e lexon sepse te eshte thyer xhami.
Une Rames i them te mos ike nga presioni i neomarksisteve, fondamentalisteve islamike, sillogjeve te Epirit, xhamillareve te Tetoves e Prishtines, proletareve te gjithe botes qe nuk kane prapanice ne vendin e tyre e duan ta rrezojne Trumpin ne Tirane, ambientalisteve fondamentaliste qe per fondet qe marrin duan qe ne Shqiperi te kete vetem zogj dhe kafshe te egra, te atyre qe duan te fusin percarje midis shqiptareve ne rajon dhe atyre qe nuk duan integrimin europian te vendit.
Do apo nuk do ti dhe une, Shqiperia eshte shume afer integrimit europian, me merite apo per arsye gjeopolitike. Te gjithe do mbajme pergjegjesi para historise nese e djegim kete mundesi per mustaqet e Çelos.
Ti mund te jesh pjese e listes se 500 asambleisteve qe pretendojne ta qeverisin Shqiperine post-proteste. Une nuk i besoj keto marrezi qe ti i beson.
Une nuk jam pjese e asnje liste, as tek lista e Asamblese por as tek listat e Saliut apo Edit. Jam i lire dhe flas sipas bindjes sime, pa kerkuar ndonje shperblim.
Irene, po une cilen te besoj, Irenen zevendesministre dhe dretoreshe dogane, qe kur vinte ne Komisionin e Ekonomise dhe Financave bente be per koken e Edi Rames, apo Irenen e 500 asambleisteve, shakaxhie e perparimit, qe kerkon shkaterrimin e gjithe institucioneve dhe drejtimin Shqiperise me qeveri te perkoheshme qe do zgjidhen me short?
Sa per turperimin, kur nuk ke ti qe hidhesh nga nje karrike ne tjetren, perse te turperohem une qe kam ndenjur vetem ne nje karrike, ate te se vertetes.
Nje keshille, ne proteste pi sa me shume uje. Mendja kokerr gruri eshte dhe nga vapa fillon e te le.
Suksese ne marrezine ku ke hyre!/ET
