Last Updated on 15/06/2025 by adminfjala
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Gjipesë në Himarë, ku një 46-vjeçar, banues në Gjermani, ka mbetur i plagosur nga një gomone që lundronte jashtë zonës së sigurisë.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gomonia drejtohej nga një 27-vjeçar, banues në Orikum, i cili pas incidentit është shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime mbi ngjarjen, bashkë me persona të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje.
Të plagosurit i është dhënë ndihma e parë dhe më pas është transportuar drejt spitalit për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ndërkohë vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. m.p.