Last Updated on 20/01/2026 by EL
Marrëveshja ekzistuese përfundonte gjatë kësaj vere, por në kontratë kishte klauzolë nga ana e klubit për zgjatjen e saj deri në verën e vitit 2027. Klubi sot e ka aktivizuar atë, duke bërë efektive marrëveshjen e re që tashmë përfundon pas një viti e gjysmë.
Kësisoj, Ramadani është i lidhur përsëri me klubin i cili po lufton për mbijetesën në elitë e ku ai në këtë edicion është kthyer përsëri në një element të paprekshëm në rreshtim. Mesfushori 29-vjeçar iu bashkua Leçes në verën e vitit 2023, kur italianët e “peshkuan” në radhët e Aberdinit në Skoci./et
