Last Updated on 12/09/2025 by adminfjala
‘Lëvizja Bashkë’ do të përfaqësohet në Kuvend nga Redi Muça.
I ftuar sot në ‘Studio Live’ ishte kreu i saj Arlind Qori. Gjatë bisedës me gazetarin Ermal Qori tha se Muça do të përfaqësojë në mënyrë të denjë ‘Lëvizja Bashkë’.
“Është një intelektual shumë i zoti, sot ka qenë dita më e bukur e në jetën politike. Jemi të mirëpërfaqësuar në Kuvend. Ne nuk duam të zhvatim buxhetin e shtetit, do të kemi një përfaqësues në Kuvend që do të thotë gjërat e duhura për minutazhin që i japin. Redi Muça do të flasë 10 minuta, por do të thotë atë që mendon”, tha Qori.
Sa i përket pyetjes nëse do të jetë kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, Qori tha se është gati të marrë çdo detyrë që i ngarkohet.
“Do të kemi një kandidat, po se kush do të jetë është këshilli koordinues i ‘Lëvizjes bashkë’ që do të vendosë. Unë jam gati të marr çdo detyrë që më ngarkohet”, tha ai. m.p.
