Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se ka marrë mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara të Tiranës, pas, siç thotë ajo, gjuhës denigruese të përdorur ndaj saj në hapësirën publike.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Kryemadhi thekson se nuk është më pjesë aktive e politikës dhe se identiteti i saj nuk lidhet më me funksione publike apo me statusin e bashkëshortes së një politikani.
“Të dashur miq, sapo mora një deklaratë mbështetëse nga Shoqata e Grave të Divorcuara të Tiranës… Ato janë shumë të shqetësuara për gjuhën denigruese dhe dhunuese që bëhet ndaj meje, sepse unë nuk jam as ministre, as kryeministre, as deputete dhe as grua politikani”, u shpreh Kryemadhi.
Ajo shtoi se sot e sheh veten si një grua të pavarur që kërkon të jetojë jetën e saj pa presion publik apo sulme personale.
“Unë jam një grua e divorcuar, jam e papunë dhe dua të jetoj jetën time të lirë dhe nuk lejoj askënd që të më bjerë në qafë mua dhe familjes time”, deklaroi ajo, duke përshëndetur gratë e divorcuara dhe duke i inkurajuar me mesazhin “stay strong”.
Deklaratat e saj vijnë pas ndarjes zyrtare nga ish-presidenti Ilir Meta dhe në një periudhë ku Kryemadhi është tërhequr nga angazhimi aktiv politik./A.D
View this post on Instagram
