Duke e quajtur Sali Berishën kufomë politike, Alesia Balliu iu përgjigjet sulmeve të organizuara nga kupola e selisë blu kundrejt saj. Në një intervistë për Albania NewsCast me gazetarin Arbër Hitaj, Balliu e quan farsë rizgjedhjen e Berishës në krye të PD-së, duke thënë se me këtë farsë ai konfirmoi fundin e tij politik. Akuza hedh edhe në drejtim të Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit, për të cilin thotë se ka dirigjuar sulmet ndaj saj.
“Ato janë sulme të paguara dhe të dirigjuara nga djali i doktor Berishës i cili aktualisht drejton Partinë Demokratike është kryetari në hije i Partisë Demokratike dhe këto shqetësime unë pa diskutim që i kam shprehur dhe i kam thënë me zë të lartë dhe kur thua të vërtetën pa diskutim që do kesh sulme Nuk është se janë të papritura pa diskutim. Po përse do sulmonte Shkëlzen Berisha? Alesja po thotë të vërtetën me zë të lartë Po tregon atë çka realisht po ndodh në PD po tregon kush e komandon Partinë Demokratike kush është kryetari në hije, kush bën pazare në kurriz të demokratëve, kush po pasurohet duke ndenjur 13 vite në opozitë dhe si demokratët po varfërohen. Pa diskutim, thuaj të vërtetën dhe bëhesh e urryeshme.
Alesja Balliu është demokrate, është e pakorruptuar, nuk ka probleme me drejtësinë, nuk ka probleme me ndërkombëtarët është qytetare e lirë dhe si qytetare e lirë beson te kauzat e ndershme dhe për ato lufton, as jam pasuruar në kurriz të politikës dhe as kam përfituar ndonjë gjë politike. Alesja Balliu në jetën e vet nuk ka punuar një ditë të vetme në administratë shtetërore, Ka gjashtë vite që punon avokate. Nuk kam lidhje fare me Partinë Socialiste”, thekson Balliu.
Balliu thotë se Berisha e ka fundosur PD dhe se në zgjedhjet pa garë, nuk morën pjesë më shumë se mijë anëtarë dhe jo 30 mijë sa pretendon selia blu.
“Kufoma më e madhe politike sot e ka emrin Sali Berisha. Njeriu më i urryer për shqiptarët sot është Sali Berisha, njeriu i cili fundosi Partinë Demokratike quhet prapë Sali Berisha. Dhe të gjitha kjo ndodhi vetëm për interesat personale dhe familjare. E vërteta është që pjesëmarrje kanë qenë nuk kanë qenë 4.000 veta në total. E vërteta qëndron që nga rezultati i Bashës ne jemi 300.000 vota minus me zotin Berisha”, vijon ajo.
Pasi Sali Berisha e skualifikoi nga gara, ajo thekson se do të nisë një tur takimesh me ndërkombëtarët për t’i informuar për procesin farsë në PD./ET
