Last Updated on 02/09/2026 by Anisa
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Mësohet se Sala ia ka dorëzuar dorëheqjen Kryeministrit Edi Rama, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet që kanë çuar në këtë vendim.
Ndërkohë, në minutat në vijim pritet që Evis Sala të dalë në një deklaratë publike, ku pritet të sqarojë motivet e dorëheqjes dhe të japë më shumë detaje lidhur me vendimin e saj.
Dorëheqja vjen në një moment kur Ministria e Shëndetësisë është në qendër të vëmendjes për një sërë çështjesh që lidhen me sistemin shëndetësor, ndërsa pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Kryeministrit për drejtimin e ministrisë në vijim./ad
