Juventus siguroi një fitore bindëse 4-1 në transfertë ndaj Parmës, duke u ngjitur në zonën e katër vendeve të para në Serie A.
Bardhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 15-të me Gleison Bremer, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje këndi.
Epërsia u dyfishua në minutën e 37-të, kur Weston McKennie shënoi një gol akrobatik.
Parma reagoi në fillimin e pjesës së dytë, duke ngushtuar rezultatin pas autogolit të Andrea Cambiasos.
Juventusi riktheu menjëherë kontrollin, me Bremer që realizoi golin e dytë personal për 3-1. Në minutën e 64-të, Jonathan David shënoi golin e katërt dhe vulosi fitoren.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, pavarësisht një goli të anuluar për offside. Me këtë sukses, Juventusi ngjitet në vendin e katërt në renditjen e Serisë A./K.M
