Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama, ndryshe nga sa deklaron, ka dhënë dy leje në muajin janar për projektin në Zvërnec.
Në një intervistë në “A2 CNN”, Berisha u shpreh se bëhet fjalë për leje zhvillimi dhe ndërtimi në zonë, që janë anulluar përmes akteve noteriale, ndërsa hodhi akuza në drejtim të Ramës se ka vepruar në shkelje të ligjit.
“Rama ka dhënë leje zhvillimi dhe leje ndërtimi, që ta dinë shqiptarët dhe unë e kam. Jo vetëm që e ka dhënë, por kompania e ka rikthyer me notër, e ka anulluar me noter. Ka dhënë leje pa plotësuar asnjë kusht. E kam bërë publike pikë për pikë. Ngeli duke thënë se nuk ka dhënë lëje, por ka dhënë dy leje në janar. Projekti është tërësisht i pabazuar në ligj, e ka shkelur ligjin”,-tha Berisha./mxh
