Një kërkim i fundit nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se konsumimi i moderuar i kafes mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut të depresionit, sidomos tek gratë. Studiuesit analizuan mbi 200,000 persona për më shumë se 10 vjet dhe zbuluan se ata që pinin 2 deri në 3 filxhanë kafe në ditë kishin 20% më pak gjasa të zhvillonin simptoma depresive.
Sipas ekspertëve, kafeina ndikon në prodhimin e dopaminës dhe serotoninës — dy substanca që lidhen ngushtë me ndjenjën e mirëqenies. Megjithatë, ata paralajmërojnë se sasia e tepërt e kafes mund të ketë efekt të kundërt, duke rritur ankthin dhe pagjumësinë.
Në përfundim, shkencëtarët theksojnë se sekreti është “ekuilibri” – një ose dy filxhanë në ditë mund të jenë për trupin dhe mendjen ajo që quhet “doza perfekte e lumturisë”./KM
