Last Updated on 16/07/2026 by Anisa
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke deklaruar se ai ka firmosur një masterplan për zhvillimin e zonës së Zvërnecit.
Deklarata e Ballës u bë gjatë debatit në Kuvend, teksa iu përgjigj deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, lidhur me çështjen e tokave bujqësore.
Balla tha se është në pritje të rikthimit të Berishës në sallën e Parlamentit për të bërë publike dokumentin, për të cilin pretendon se tregon firmën e ish-kryeministrit për zhvillimin e zonës së Zvërnecit.
