Kancelari i Austrisë Kristian Shtoker mendon se tani është koha që Bashkimi Europian të mbajë premtimin për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Vjenë, me homologun e ri hungarez i cili flet të njejtën gjuhë me Brukselin në dallim nga pararendësi i tij, Shtoker veçoi edhe Shqipërinë në këtë proces.
“Austria dhe Hungaria janë të bashkuara në angazhimet e tyre për Bashkimin Europian, përfshirë edhe zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Është koha për BE-në të mbajë premtimet dhe t’i shoqërojë me vepra. Vende si Mali i Zi në veçanti, por edhe Shqipëria e kanëmerituar statusin e kandidatit për anëtarësim.”
Për kreun e qeverisë së Austrisë, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është një arsye e fortë për të përshpejtuar e zgjerimit të unionit. Sipas tij, ky proces është instrument politik paqeje, sigurie dhe prosperiteti.
Gjatë fjalës së tij, Shtoker e konsideroi zgjedhjen e Peter Magjarit si tregues se hungarezët mbështesin fuqishëm Bashkimi Europian pavarësisht, viteve të bllokadës dhe izolimit, duke iu referuar indirekt qeverisjes së Viktor Orbanit./mxh
