Fenerbahçe ka zyrtarizuar transferimin e N’Golo Kanté nga Al-Ittihad, pas një procesi që u zgjat deri në orët e vona.
Marrëveshja ishte bllokuar për shkak të një gabimi teknik të Al-Ittihad në sistemin TMS të FIFA-s. Pas korrigjimit të dokumentacionit, FIFA miratoi menjëherë transferimin.
Klubi turk falënderoi publikisht presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetjen e dhënë gjatë realizimit të marrëveshjes. Presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran, e cilësoi transferimin si një hap të rëndësishëm për klubin dhe futbollin turk.
Në deklaratë u nënvizua edhe roli i tifozëve gjatë gjithë procesit. Fenerbahçe u bëri thirrje mbështetësve të qëndrojnë pranë skuadrës në sezonin e ri. Kante pritet të ketë një rol të rëndësishëm në mesfushën e ekipit./mxh
