Last Updated on 23/07/2026 by Anisa
Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi amnistinë dhe çështjen e nënës së burgosur të tre të miturve.
Sipas ish-prokurorit Karanxha, nëna duhet të lirohej nga amnistia penale, për arsyen se krimi për të cilën ajo është akuzuar nuk është aq i rëndë sa krimi i disa individëve, të cilët kanë përfituar nga amnistia.
“Ka diçka tjetër tek ndjekja penale. Amnistia e fal plagosjen e lehtë dhe e pushon çështjen ndërkohë për rrahje,jo.”, shprehet ai.
Më tej, Karanxha ngre shqetësimin lidhur me foshnjën dhe domosdoshmërisë që ai ka për të qëndruar me të ëmën. Sipas tij, problemi nis në hartimin e ligjeve.
“Ku ta çojë foshnjën, në befotrof? S’ke çfarë bën. Madje ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna sepse është në gji. Dhe këtu dalim edhe te ligjet e tjera se nuk është vetëm ky ligj që bëhet copë-copë. Këtu gjithmonë bëhen gjërat e njëanshme, të pastudiuara nga profesionistë dhe ja ku e ke pasojën e parë”, thotë ai .
Sipas ish-prokurorit, ditën e nesërme pritet lajmi i mire i lirimit të nënës 34-vjeçare të tre të miturve./ad
