Janë zhvilluar këtë fundjavë ndeshjet e javës së 29-të në Kategorinë e Parë, ku nuk munguan rezultatet interesante dhe fitoret e rëndësishme për objektivat e skuadrave.
Java u mbyll të dielën me sfidën mes Luftëtarit dhe Besës, ku skuadra kavajase arriti të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë me rezultatin 3-2.
Të shtunën u luajtën pesë përballje të tjera. Skënderbeu fitoi minimalisht 1-0 ndaj Ilirisë. Laçi mori një fitore 3–1 përballë Burrelit, ndërsa Pogradeci triumfoi bindshëm 5-1 ndaj Kastriotit.
Fitore në shtëpi arriti edhe Lushnja, që mposhti Korabin me rezultatin 2-1. Ndërkohë Kukësi siguroi tre pikë të rëndësishme pasi fitoi 2-0 ndaj Apolonisë.
Rezultatet e javës:
AF Luftëtari – Besa 2–3
Skënderbeu – Iliria 1–0
Laçi – Burreli 3–1
Pogradeci – Kastrioti 5–1
Lushnja – Korabi 2–1
Kukësi – Apolonia 2–0/mxh
