Drejtori i komanduar i burgut të Durrësit, Etmond Llabani ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Burgjeve përmes një postimi në rrjetet sociale.
Llabani ndodhej prej më shumë se dy muajsh i shtruar në spital, pasi pësoi hemorragji cerebrale.
Reagimi i plotë:
Lamtumirë, Etmond!
Pas një beteje të vështirë me shëndetin, kolegu ynë i nderuar, ish- drejtori i komanduar në IEVP Durrës Etmond Llabani u largua përgjithmonë nga kjo botë, por kujtimi i tij do të jetojë tek të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.
Etmondi ishte një njeri me vlera të çmuara njerëzore, i dashur e kudogjendur për të dhënë kontributin e tij, një koleg i palodhur e mbi të gjitha një baba i dashur e i përkushtuar.
I shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes, miqëve e shokëve dhe kolegëve të tij./mxh
