Last Updated on 02/11/2026 by EL
Një mini-stadium modern po merr formë në Katund të Ri në Durrës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga ecuria e punimeve ndërsa shkruan se projekti parashikon ndërtimin e një fushe futbolli sipas standardeve të UEFA-s.
“Katundi i Ri në Durrës, po bëhet me një stadium të vogël, fushë futbolli sipas standardeve të UEFA-s dhe tribunë e mjedise ndihmëse. Një investim në bashkëpunim me FSHF-në, që krijon mundësi të reja për të rinjtë dhe i dhuron komunitetit një hapësirë për sport, kulturë dhe aktivitete sociale”, shkruan Rama./et
