Last Updated on 26/02/2026 by Monika
Që nga marrja e detyrës së timonerit të Mançester Junajtid nga trajneri i ri, Majkëll Kerrik, mund të thuhet se skuadra nga “Old Trafford” ka treguar formë vërtet të kënaqshme, sa i takon kampionatit të Premier Ligës angleze. Jo më kot, ish-mesfushori i Kombëtares angleze dhe “Djajve të kuq”, deri tani ka mbledhur 16 pikë në 8 ndeshje të zhvilluara.
Rezultatet e skuadrës këtë sezon nën drejtimin e Kerrik, janë konkretisht fitoret e arritura ndaj Mançester Sitit, Arsenalit, Fulhemit, Totenhemit dhe Evertonit, plus 1 barazim ndaj Uest Hemit.
Kështu përmes kësaj performance, skuadra mund të thuhet se ka rikthyer besimin te tifozët, pas një periudhe vërtet të vështirë, duke treguar se Majkëll Kerrik mund të jetë një zgjidhje afatgjatë në pankinë. Një fitore e madhe në derbin ndaj Mançester Sitit dhe rezultatet e ngushta ndaj rivalëve të mëdhenj kanë treguar një skuadër, vërtet të vendosur dhe konkurrues për këtë sezon të kampionatit të futbollit në Angli./mxh
