Last Updated on 30/10/2026 by Monika
Kryeministri Edi Rama ndodhet në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, për protestat e dhunshme dhe nevojën e një plani të përbashkët veprimi me Shoqërinë Civile dhe institucionet partnere ndërkombëtare.
“Ky këshill merr rëndësi të veçantë si një tryezë ku vështrimet e ndryshme na ndihmojnë të gjithëve të ndërtojmë një qasje që duhet t’i përshtatet mësimeve të këtij momenti. Unë besoj dhe ndajmë opinionin që jemi bërë dëshmitarë të një panorame shqetësuese të qasjes së një pjese të shoqërisë ndaj një tabuje për të gjitha demokracitë, për të gjitha rrugët e bashkëjetesës në demokraci që është dhuna. Kemi parë sesi dhuna është relativizuar, justifikuar dhe himnizuar. Jo vetëm kaq, por kemi parë sesi dhuna ka marrë një drejtim tërësisht keqinformues dhe keqedukues duke u kthyer në një stigmë të Policisë së Shtetit, ndërkohë që gjithë dhunuesit e institucioneve, shkollave, lirisë dhe së drejtës së gjithkujt për të bërë mësim, pronës publike e private, kanë marrë një status qytetarie dhe imunitet mediatik si përçues të një përpjekjeje të admirueshme për të përmbysur një sistem”, tha Rama./mxh
