Last Updated on 12/07/2026 by EL
Këshilltari ushtarak i Liderit Suprem të Iranit, Mohsen Rezaei, ish-kreu i Gardës Revolucionare, tha sot se Ngushtica e Hormuzit, një pikë e nxehtë tensionesh me Shtetet e Bashkuara, është më e rëndësishme për Iranin sesa programi i tij bërthamor.
“Ky kalim strategjik është më i rëndësishëm se dhjetëra bomba atomike dhe Republika Islamike e Iranit do ta mbrojë atë”, tha Rezaei, i cituar nga agjencia e lajmeve ISNA, duke iu referuar programit bërthamor të Iranit, për të cilin SHBA-të, Izraeli dhe vendet perëndimore dyshojnë se ka qëllime ushtarake.
Teherani i mohon këto akuza, por këmbëngul në të drejtën e tij për energji bërthamore civile./et
