Strukturat akomoduese në vendin tonë shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netqëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar në muajin gusht.
Sipas të dhënave të INSTAT, vizitorët gjithsej u rritën me 35,1%, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 40,6%. Gjithashtu, netqëndrimet gjithsej u rritën me 33,3%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 42,6%, ndërsa ato nga rezidentët me 11,7%. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 61,5%, krahasuar me 59,6% në gusht të 2024.
INSTAT nënvizon se rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat bregdetare me +47,8% dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme me +35,2%.
Në muajin gusht të këtij viti, shumica e vizitorëve të huaj të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova 21%, Polonia 12%, Italia 10%. Ndërsa vizitorët nga Franca dhe Gjermania kontribuan me nga 7% të vizitorëve, nga ana tjetër 43% e tyre ishin nga vende të tjera. /K.M
