Analisti dhe gazetari i njohur, Mentor Kikia, nuk i sheh Erion Braçen dhe Elisa Spiropalin, si zëra ndryshe në Partinë Socialiste.
Kjo sipas tij sepse Braçe nuk ka debatuar brenda PS për çështje parimore, si dikur Ben Blushi, ndërsa sa i takon ambicies së tij për kryetar bashkie të Tiranës, analisti thotë se këtë nuk e do kryeministri Edi Rama. Kikia sjell në vëmendje një krahasim të drejtpërdrejtë me Ben Blushin, i cili në të kaluarën përfaqësonte një zë të fortë kritik brenda PS-së. Kur Blushi fliste, ai ngrinte çështje parimore, sfidonte hapur drejtimin e partisë dhe artikulonte me fakte problematika të thella, përfshirë mënyrën se si po ndërtohej pushteti. Sipas analistit, kjo është diferenca thelbësore me situatën e sotme: atëherë kishte debat për parime, sot ka vetëm kritika për detaje dhe karrike.
“Kur Blushi bënte si opozitar në PS, ishte zë rebel parimor, fliste për Ramën që ka hapur krahun dhe ka future njerëzit e botës së krimit në parlament. Braçe nga kjo pikë është, që PS është në unitet, cfarë flasim i lëmë brenda shtëpisë tonë, nuk është asnjë zë ndryshe.
Në PS nuk zhvillohen Primare, kandidat do të jetë ai që do zgjidhet vetëm nga Rama. Nëse Rama do, Braçe brenda 24 orësh është tek kali i Skëndërbeut, por kjo s’ndodh sepse s’do Rama”, tha analisti.
Kikia: “Nuk do të ndodhë asgjë në PS nga mendimi ndryshe i Erion Braçes apo Elisa Spiropalit dhe nuk do të kenë ndonjë të ardhme ndryshe.
Brace ka qenë një njeri që ka folur herë pas here, ka ngritur kritika në Kuvend për bujqësinë, për gropat e hapura të bashkisë, plehrat në rrugë, por këto janë gjëra jo thelbësore. Nëse do të flasim për zë kundër brenda partisë, nuk flitet për gropat e rrugëve, por për cështje parimore.
Kur Blushi bënte si opozitar në PS, ishte zë rebel parimor, fliste për Ramën që ka hapur krahun dhe ka futur njerëzit e botës së krimit në parlament.
Brace nga kjo pikë është, që PS është në unitet, cfarë flasim i lëmë brenda shtëpisë tonë, nuk është asnjë zë ndryshe.
Në PS nuk zhvillohen Primare, kandidat do të jetë ai që do zgjidhet vetëm nga Rama.
Nëse Rama do, Braçe brenda 24 orësh është tek kali i Skënderbeut, por kjo s’ndodh sepse s’do Rama. Spiropalit i ka kaluar inati.”
