Mjeku i njohur Erion Dasho ka reaguar ashpër këtë të enjte, pas lajmit për nisjen e terapisë hormonale në QSUT.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Dasho thekson se bëhet fjalë për një terapi që është ende kontroverse.
Si mjek dhe qytetar, Dasho arsyeton se kjo terapi nuk duhet t’u ofrohet fëmijëve dhe se për këtë shërbim nevojitet transparencë nga institucionet e veçanërisht nga Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.
“Ndërkohë që nga ministrja Sala pritej sigurimi i preparateve për kimioterapi dhe sëmundje të tjera kërcënuese për jetën, papritur merret vendimi që sistemi shëndetësor publik shqiptar të ofrojë preparate për ndryshimin e gjinisë.
Si mjek, mbështes të drejtën e personave ADULTË për të vendosur mbi seksualitetin e tyre, por as ai mjek, as si qytetar nuk mund të jem dakord që kjo terapi ende kontroverse t’u ofrohet edhe fëmijëve.
Së pari, nevojitet urgjentisht transparencë mbi këtë vendim! Nëse është e vërtetë se terapia për ndryshimin e gjinisë do t’u ofrohet edhe fëmijëve, konfirmohet se ministrja Sala, Borati dhe rilindësit janë, as më shumë dhe as më pak, por ekzekutues të agjendave soroiste.
E vetmja shpresë për qytetarët shqiptarë mbetet reagimi i vendosur i opozitës dhe pjesës së shëndoshë të opinionit publik për t’ju kundërvënë këtij vendimi thellësisht skandaloz”,-shkruan Dasho./mxh
