Last Updated on 17/12/2025 by Monika
Vllaznia po kalon aktualisht periudhën më të vështirë të sezonit në kampionat. Shkodranët kanë humbur vendin e parë dhe ndodhen në pozicionin e katërt me 26 pikë, gjashtë më pak se Elbasani kryesues.
Kuqeblutë kanë një seri prej pesë ndeshjesh radhazi pa fitore, duke marrë vetëm 3 pikë nga 15 të mundshme. Kjo ecuri ka bërë që Vllaznia të humbasë kryesimin që e mbante që nga fillimi i edicionit.
Asnjë nga skuadrat pretendente nuk ka regjistruar një seri kaq negative këtë sezon. Krahasuar me rivalët, Egnatia dhe Elbasani kanë pasur periudha shumë më të shkurtra pa fitore.
Statistikat aktuale e afrojnë Vllazninë me skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës. Ndeshja e radhës ndaj Tiranës merr rëndësi të veçantë për të ndryshuar ecurinë./mxh
