Klasikja Vllaznia-Tirana do të nisë sot në orën 19:00. Ky takim hap dhe javën 26 në Superiore.
“Panorama Sport” mëson se Florian Lata do të gjykojë këtë takim, i ndihmuar nga dy asistentët Mario Shazivari dhe Ergys Spahiu. Dorjan Maletaj do kontribuojë si gjyqtar i katërt.
Në VAR është preferuar Albert Doda, i cili është për herë të tretë radhazi në trupën gjykuese të ndeshjes së Vllaznisë. Andi Koçi ndërkohë qëndron në AVAR.
Këtij takimi do i mungojë Enea Jorgji. Ky i fundit ishte preferuar në tri ndeshjet e fundit mes Vllaznisë dhe Tiranës./mxh
