Bllokada amerikane e porteve iraniane ka ndaluar plotësisht tregtinë ekonomike që hyn dhe del nga Irani nëpërmjet detit. Kështu ka deklaruar Brad Cooper, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së, e cila mbulon Lindjen e Mesme.
“Një bllokadë e porteve iraniane është zbatuar plotësisht, ndërsa forcat amerikane ruajnë epërsinë detare në Lindjen e Mesme”, tha Cooper.
Ai sugjeroi që 90% e ekonomisë së Iranit furnizohet nga tregtia ndërkombëtare nëpërmjet detit dhe se SHBA-të e kanë arritur qëllimin e tyre në më pak se 36 orë.
Presidenti amerikan Donald Trump u zotua të bllokojë çdo anije që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit nga ora 15:00 e së hënës, pasi bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit dështuan gjatë fundjavës. /kb
