Kombëtarja Shqiptare është gati për duelin historik me Poloninë.
Skuadra kuqezi është nisur paraditen e kësaj të mërkure, 25 drejt kryeqytetit polak Varshavës. Ky është hapi i parë i një rrugëtimi vendimtar, pasi nesër në orën 20:45, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të fazës play-off për kualifikimin në Botërorin 2026.
Me të mbërritur në Varshavë, djemtë e drejtuar nga Silvinjo do të vendosen menjëherë në punë. Në orën 18:00 është planifikuar stërvitja e parë dhe e vetme zyrtare në stadiumin “PGE Narodowy”, ku lojtarët do të njihen me ambientin e ndeshjes.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka postuar pamje nga udhëtimi në profilin e tij, ku shkruan: “Drejt Varshavës. Na priftë e mbara!”
Poloni-Shqipëri, do të luhet të enjten duke nisur nga ora 20:45./kb
