Kur Vladimir Rychagov mori një njoftim nga aplikacioni i tij bankar në fillim të këtij viti, ai nuk mund t’u besonte syve.
Përveç 46,954 rublave (581 dollarë) që ai e dinte se i takonin si pagesë, ai gjithashtu kishte marrë një mega-bonus prej 7,112,254 rublash (87,000 dollarë).
Kishte pasur thashetheme mes kolegëve të tij se fabrika e tyre po përgatitej për një pagë të 13-të të konsiderueshme pas një viti të suksesshëm, por ai kurrë nuk e priste diçka të tillë.
Megjithatë, gëzimi i tij për të qenë milioner ishte i shkurtër, pasi ai filloi të merrte thirrje nga departamenti i kontabilitetit për t’i njoftuar se 7 milion rubla i ishin transferuar gabimisht dhe ai duhej t’i kthente. Pas kësaj, Vladimiri refuzoi të kthejë paratë.
Sipas dokumenteve të gjykatës të dorëzuara nga punëdhënësi i tij, paratë ishin të destinuara për të paguar pagat e 34 punonjësve, në një degë krejtësisht tjetër.
Megjithatë, për shkak të një gabimi në softuer, ato u transferuan gabimisht te Rychagov, ndaj ai ishte i detyruar t’i kthente.
Megjithatë, punëtori pretendon se fondet ishin pranuar në emër të kompanisë, jo një dege të caktuar dhe ishin listuar si “pagë” në urdhrin e pagesës, ndaj ai kishte të drejtë për t’i marrë ato.

Ndërsa ishin në rrugë për në shtëpinë e re, u ngrit një padi kundër Rygachov nga fabrika dhe llogaritë e tij bankare u bllokuan.
“U ngrit një ankese kundër meje, duke pretenduar se kisha bashkëpunuar me një kontabilist dhe kisha kryer një lloj mashtrimi ekonomik”, kujtoi Rychagov, duke shtuar se akuzat u hodhën poshtë shumë shpejt, për shkak të mungesës së provave.
Punëdhënësi nuk u dorëzua dhe filloi një betejë gjyqësore të gjatë. Gjykata e shkallës së parë dhe Apeli i dhanë të drejtë punëdhënësit. Prandaj, Rychagov ishte i detyruar të kthente 7 milionë rubla. Punëtori i fabrikës paraqiti një apel në kasacion, por vendimi origjinal u mbajt.
Por, “lufta” për 7 milionë rubla nuk ka përfunduar ende. Vladimir Rychagov apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë, ku iu pranua për shqyrtim. Ai ende mendon se ka të drejtë dhe nuk ka plane t’i kthejë paratë.
“Llogaria ime bankare mori një depozitë prej 45,000 rublash për pagesën e pushimit për janarin. Dhe një depozitë prej 7,112,000 rublash për pagën e dhjetorit”, tha Rychagov. “Paga e dhjetorit është kredituar, plus kishte thashetheme se do të kishte një pagë të madhe të 13-të, që sugjeronte se gjithçka ishte në rregull”.
Mediet ruse tentuan të kontaktojnë punëdhënësin e për të marrë pikëpamjen e tij, por CEO i përkohshëm i kompanisë, Roman Tudachkov, ishte shumë i rezervuar në deklaratën e tij, duke thënë vetëm se kompania do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të zgjidhur çështjen.
“Ne nuk do të komentojmë”, tha Tudachkov. “Nuk kishte asnjë pagë të 13-të; ishte një transferim gabim. Ne kemi një urdhër gjykate; veprojmë brenda sistemit ligjor përmes departamentit tonë ligjor. Interpretimi i tij është i çuditshëm, por përsëris, do ta zgjidhim këtë përmes sistemit ligjor”.
Rasti është në mënyrë të çuditshme i ngjashëm me atë të një burri kilian, që mori aksidentalisht 286 herë pagën e tij dhe u zhduk pa gjurmë, në vend që të kthejë paratë./kb
