Last Updated on 05/11/2025 by Kesjana
Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryebashkiak të New York-ut,të martën, 4 nëntor, duke siguruar shumicën e votave.
Pas fitores, ai nuk humbi kohë dhe i drejtoi një mesazh të fuqishëm Presidentit amerikan Donald Trump.
“Donald Trump, e di që po e shikon, kam katër fjalë për ty: Rrit volumin”, tha Mamdani në fjalimin e tij të fitores.
“Ne do të mbajmë përgjegjës pronarët e këqij të pasurive, sepse njerëz si Trump kanë qenë shumë të rehatuar duke shfrytëzuar qiramarrësit. Ne do të vendosim një fund për kulturën e korrupsionit që i ka lejuar miliarderët si Trump të shmangin taksat dhe të shfrytëzojnë përfitimet fiskale. Do të qëndrojmë përkrah sindikatave dhe do të zgjeroni mbrojtjet e punëtorëve, sepse e dimë, ashtu si Trump, që kur punonjësit kanë të drejta të garantuara, ata që kërkojnë t’i shfrytëzojnë bëhen shumë të vegjël. New York-u do të mbetet një qytet i emigrantëve, një qytet i ndërtuar nga emigrantët, fuqizuar nga emigrantët, dhe nga mbrëmë, drejtuar nga një emigrant.”
Për të arritur te ndonjëri prej nesh, do të duhet të kaloni mbi të gjithë ne.
Mamdani u zgjodh në këtë detyrë si një socialist-demokrat. Ai është tanimë kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit dhe më i riu që e udhëhoqi qytetin që nga viti 1917.
Fitorja e tij erdhi pavarësisht një fushate të koordinuar të djathtë dhe islamofobike, si dhe mbi $34 milionë shpenzime të jashtme kundër tij.
