Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen e rrugëve dhe mungesën e sinjalistikës rrugore, duke e cilësuar situatën si një rrezik serioz për jetën e qytetarëve.
Korreshi është ndalur në zonën e Delisufajt, ku sipas tij mungojnë elementët bazë të sigurisë rrugore, si sinjalistika, tabelat orientuese, bordurat anësore dhe ndriçimi.
Korreshi ngre shqetësimin edhe për mungesën e mirëmbajtjes së rrugëve, duke theksuar se kallamat përgjatë akseve rrugore pengojnë fushëpamjen e drejtuesve të automjeteve.
Deputeti i PD-së ka ngritur gjithashtu pikëpyetje mbi përgjegjësinë e institucioneve shtetërore për gjendjen e infrastrukturës.
“Papërgjegjshmëria e Shetit vret!!
Këtu jam në Delisufaj por si këtu është e gjithë Shqipëria, mungesë sinjalistike, tabele apo bordurave anësore dhe ndriçimi.
Shto këtu edhe mos pastrimin e kallamave që zënë fushëpamjen, për çdo njeri që nuk e njeh mirë rrugën bëhet vdekjeprurëse.
Ku është shteti??
Shikoni rrugët e urat si janë!! E tmerrshme!”, denoncon Korreshi./k.m
