Last Updated on 16/04/2026 by Kesjana
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi ka kritikuar mungesën e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala në seancë plenare.
Duke ironizuar, Korreshi tha se ministrja Sala ndodhet aktualisht në Europë, ndërsa theksoi se nuk hyet në Bashkimin Europian me gjendjen që janë spitalet shqiptare.
“A e keni numrin e telegonit t’i thërrisnit asaj ministres së Shëndetësisë. E pashë se ishte në Europë dhe kishte nxjerrë video dje andej. Por zonja ministre duhet ta dijë se nuk hyet në Europë pa pambuk, jod dhe doreza në spitalet shqiptare. Nuk hyet në Europë kur në Lushnje nuk punon mamografia. Nuk hyhet në Europë kur nuk ka eko në Lushnje për ekzaminimet gjatë lindjeve. Nuk hyhet në Europë kur grafia del si fotgrafi pa blic. Nuk ka ashensor te materniteti dhe pediatria që ka katër katë. Nuk hyhet në Europë kështu”, u shpreh Korreshi. /kb
