Kosova është shumë pranë një kualifikimi historik në Botërorin 2026, vetëm 10 vite pas pranimit në FIFA.
Dardanët fituan 4-3 ndaj Sllovakisë në Bratislavë në gjysmëfinalen e play-off-it. Për këtë arritje, qeveria ka akorduar 500 mijë euro shpërblim. Kryeministri Albin Kurti ka premtuar 1 milion euro në rast kualifikimi.
Ndeshja vendimtare do të luhet ndaj Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45. Në tre përballjet e mëparshme me Turqinë, Kosova ka pësuar vetëm humbje.
Në renditjen e FIFA-s, Kosova është ngjitur nga vendi i 79-të në të 78-in, duke fituar 16.59 pikë. Shqipëria mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë pas humbjes ndaj Polonisë./mxh
