Last Updated on 03/06/2026 by Anisa
Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha përmes një reagimi në rrjetet sociale, duke e quajtur atë “zjarrfikësi i protestave”.
Sipas Spahiut, Berisha është i vetmi person që mund të shpërndajë një protestë brenda pak minutash vetëm me praninë e tij në shesh.
“Edi Rama kot shpenzon para për gaz lotsjellës apo kohë për negociata. Nxirre zjarrfikësin dhe rinia largohet vetë”, shkruan ai me ironi.
Më tej, Spahiu sugjeron se Berisha mund të ndihet xheloz kur sheh pjesëmarrjen e lartë në protesta, duke e krahasuar atë me tubimet e organizuara prej tij.
“Kush e di sa xhelozohet kur shikon bulevardin plot dhe e krahason me foltoren. Mezi po përmbahet që të dalë i rrethuar nga 30 truproja, me dy gishtat lart”, shprehet Spahiu./a.d
