Komunitetet bashkiake të Vasilies dhe Skalanit, në bashkinë e Heraklionit, në Kretë, shpallën sot gjendjen e emergjencës të Mbrojtjes Civile.
Vendimi u mor për të përballuar menjëherë nevojat emergjente dhe për të menaxhuar pasojat, përfshirë përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, të shkaktuara nga moti jashtëzakonisht i keq, i shoqëruar nga shira të rrëmbyeshëm, që goditi zonën nga 1 deri më 3 tetor.
Sipas bashkisë së Heraklionit, shpallja e gjendjes së emergjencës do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2026./Mxh
