Last Updated on 12/05/2026 by EL
Të bashkuar për të arritur objektivin sezonal të kualifikimit në Champions League. Pastaj do të shihet rezultati final, që nuk do të jetë parametri i vetëm që do të përcaktojë se kush do të bëjë pjesë te Milani i ardhshëm.
Pronari Gerry Cardinale është shumë i zhgënjyer nga humbja 2-3 me Atalantën dhe më tepër nga zgjedhjet e bëra në merkato nga drejtuesit. Pas fitores në derbi më 8 mars, numri një i ‘RedBird’ nuk e priste këtë ecuri, këtë rënie drastike. Ka investuar dhe do të investojë, por mbetet të kuptohet se me cilët njerëz.
A do të qëndrojnë administratori Furlani, drejtori sportiv Igli Tare, drejtori teknik Moncada dhe Ibrahimoviç? Deri pak kohë më parë dukej i sigurt qëndrimi i tyre në klubin kuqezi, por tashmë nuk është më.
Cardinale e di mirë se Milani është ende padron i fatit të tij, ndaj i ka ftuar të gjithë të veprojnë me shpirt konstruktiv. Por zhgënjimin nuk mund ta fshehë për mënyrën si Maignan me shokë po rrezikojnë sezonin.
Sezonin e ardhshëm Milani do të kthehet në Evropë, por kuptohet që ‘brandi’ kuqezi ka nevojë për Championsin. Edhe bilanci e tifozët. E paqartë është e ardhmja e drejtuesve, me Taren, Allegrin dhe të tjerët që tani rrezikojnë jo pak./ET
