Ish-deputetja Monika Kryemadhi u shpreh sot lidhur me shumë çështje brenda dhe jashtë politikës.
Në një dalje televizive, Kryemadhi u ndal edhe te emra konkretë në politikë, ku veçoi deputetin socialist Erion Braçe.
Sipas Kryemadhit, Braçe është politikani më i aftë në vend sot për sot dhe se do e votonte nëse do të garonte për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.
“Politikani më i aftë për mua sot është Erion Braçe. Do e votoja për kryetar bashkie”, u shpreh Kryemadhi./mxh
