Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, në konferencë për shtyp këtë të martë, 31 mars, ku po prezanton prioritetet, arritjet dhe nismat e fundit në sektorin arsimor. Fillimisht u fokusua tek progresi në përmbushjen e kapitujve 25 dhe 26 të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Nënvizoi se kapitulli 26, që lidhet me arsimin dhe kulturën, është pothuajse i përmbushur.
“Është krijuar Inspektorati Qendror i Arsimit Parauniversitar, me vendim të Këshillit të Ministrave, është miratuar Plani i Veprimit për Arsimin Digjital 2025-2030, i cili synon modernizimin e mësimdhënies dhe përdorimin e teknologjisë në procesin arsimor. Është lançuar Baza Shtetërore e të Dhënave të Arsimit të Lartë (SMIAL), që funksionon prej korrikut 2025 dhe gjurmon aktivitetin studimor online, duke përfshirë nota dhe klasifikime. Janë miratuar Plani i Veprimit për Arsimin e Lartë dhe Plani i Integritetit dhe është miratuar ligji për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore, duke përmbushur të gjitha kriteret e kapitullit 26”, bëri me dije ministrja./kb
