Last Updated on 12/03/2026 by Anisa
Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë reagoi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku nga Kuvendi i Shqipërisë të enjten.
I pyetur nga Euronews Albania, Delegacioni i BE shprehet se “sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
“Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.
Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE.
Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në reagimin e BE për Euronews Albania.
