Rimeli në ngjyrë kafe mund të ekzistojë prej dekadash, por si shumë produkte bukurie është rikthyer fuqishëm këtë vit falë ‘TikTok’-ut. Gjithnjë e më shumë gra po e përfshijnë në look-un e tyre të përditshëm, duke lënë mënjanë rimelin në ngjyrën e zezë.
Rimeli i kafenjtë është tashmë pjesë kryesore e trendit “pa make-up”, që po bëhet viral dhe ka si qëllim të theksojë tiparet natyrale të fytyrës, duke krijuar një pamje më të butë, më të ëmbël dhe më natyrale.
Si ta aplikoni saktë rimelin kaf
Nëse dëshironi një rezultat më të theksuar, profesionistët e makeup-it rekomandojnë këtë teknikë: aplikoni një laps sysh kafe të errët në vijën e brendshme të qerpikëve dhe më pas vendosni rimelin kafe. Kjo i bën qerpikët të duken më të dendur dhe më të plotë.
Nëse preferoni një pamje minimaliste dhe natyrale për përditshmëri, mjaftojnë 1-2 shtresa rimeli kaf, ndërsa pjesën tjetër të makeup-it mbajeni sa më të lehtë.
Si ta kombinoni me pjesën tjetër të makeup-it
Mund të krijoni një look njëngjyrësh me nuanca toke, duke përdorur një blush në tone nude ose pjeshkë dhe një produkt buzësh në të njëjtën paletë ngjyrash.
Nëse dëshironi një pamje më intensive, mund të realizoni një lyerje me nuanca kafe të errëta, të cilat kombinohen në mënyrë perfekte me rimelin kaf./mxh
