Antonio Conte do të largohet në fund të sezonit dhe te Napolin kanë nisur punën për trajnerin e ri.
Presidenti Aurelio De Laurentiis ka përshpejtuar kontaktet për të mbyllur sa më shpejt çështjen e pankinës.
Emri i parë në listën e klubit është Maurizio Sarri, i cili pritet të largohet nga Lazio, edhe pse mbetet ende për t’u zgjidhur kontrata e tij me klubin kryeqytetas deri në vitin 2028.
Napolit i ka ofruar trajnerit toskan një kontratë dyvjeçare me vlerë rreth 2.5 milionë euro në sezon. Në garë për Sarrin është edhe Atalanta, e shtyrë nga drejtori sportiv Cristiano Giuntoli.
Paralelisht, De Laurentiis po punon edhe për alternativën tjetër, që është Massimiliano Allegri. Trajneri aktual i Milanit shihet si një profil i rëndësishëm për projektin e ri të Napolit, megjithëse kontrata e tij me kuqezinjtë dhe paga prej 5 milionë eurosh mbeten pengesat kryesore.
Napoli synon të mbyllë sa më shpejt zgjedhjen e trajnerit për të nisur planifikimin e sezonit të ardhshëm./mxh
