Last Updated on 19/08/2025 by adminfjala
Lothar Matthäus ka kritikuar trajnerin Vincent Kompany dhe sulmuesin Harry Kane pas Superkupës së Gjermanisë.
Anglezi u shpreh se Bayern është sot skuadra më e vogël në kontingjent në karrierën e tij, por ish-futbollisti gjerman mendon ndryshe.
“Nuk jam dakord. Luis Diaz, Jonathan Tah dhe Bischoff janë përforcime cilësore. Mendoj se skuadra është mjaftueshëm e mirë për vijimësinë e sezonit”.
I pyetur për aktivizimin e Serge Gnabry dhe Raphael Guerreiro në 10 minutat e fundit, ish-kampioni i botës tha: “Ishte vendim i pakuptueshëm. Lojtarët e rinj kanë nevojë për besim dhe Kompany nuk po ua jep”. m.p.
