Last Updated on 07/07/2025 by adminfjala
Legjenda e Bayern, Franck Ribery, mendon se Bayern dhe PSG janë në të njëjtin nivel, por Bayern duhet të mësojë disa gjëra nga parisienët.
“Sipas meje, skuadrat janë thuajse në të njëjtin nivel, por me një diferencë të vogël. Parisi ka qenë skuadra më e mirë e gjithë sezonit, sidomos në momentet më vendimtare”.
“Mendoj se trajneri Luis Enrique ka bërë një punë të shkëlqyer, sepse i ka bërë lojtarët të luajnë për njëri-tjetrin. Janë një trup i vetëm”.
“Parisi po tregon më shumë qëndrueshmëri krahasuar me Bayern, i cili duhet të tregojë më shumë shpirt skuadre në të gjitha ndeshjet. Ajo që i mungon është se këtë e tregon për disa minuta, por jo për gjithë lojën”. m.p.