Kampionati turk është aktualisht furnizuesi kryesor i Kombëtares shqiptare me futbollistë aktivë. Dy transferimet e fundit të Kristjan Asllanit te Besiktas dhe Rey Manajt te Sivasspor e kanë vendosur Turqinë përpara Italisë.
Në total, në Superligën dhe Ligën e Parë turke aktivizohen shtatë lojtarë të Kombëtares A. Italia mbetet ende një pikë kyçe, me gjashtë futbollistë të rëndësishëm për formacionin e trajnerit Silvinjo.
Pas tyre renditen kampionatet rus dhe kroat, me nga dy lojtarë secili. Edhe Kategoria Superiore shqiptare përfaqësohet me dy futbollistë në ekipin kombëtar.
Pjesa tjetër e lojtarëve kuqezi janë të shpërndarë në kampionate të ndryshme të Europës.
Shpërndarja e Legjionarëve:
Turqi – 7
Itali – 6
Rusi – 2
Kroaci – 2
Shqipëri – 2
Lojtarët në Turqi
Kristian Asllani – Besiktas
Qazim Laçi – Sizespor
Rey Manaj – Sivaspor
Ernest Muçi – Trabzonspor
Indrit Tuci – Kayserispor
Arlind Ajeti – Bodrumspor
Taulant Aeferi – Bodrumspor/mxh
