Në bibliotekat kombëtare të Evropës dhe Lindjes së Mesme, libra mbi 1 mijë vjeçar vazhdojnë të restaurohen me teknika artizanale të pandryshuara prej shekujsh. Lëkurat natyrale, fijet e pambukut dhe ngjitësit bimorë përdoren ende për të ruajtur autenticitetin e dorëshkrimeve.
Ekspertët e restaurimit theksojnë se teknologjia moderne ndihmon në analizë, por jo në zëvendësimin e mjeshtërisë tradicionale, e cila mbetet thelbësore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore./KM
