Një studim 12-vjeçar i Universitetit Yale ka zbuluar një lidhje të fortë mes leximit të librave dhe jetëgjatësisë. Personat që lexojnë të paktën 30 minuta në ditë kanë 20% më pak rrezik vdekjeje krahasuar me ata që nuk lexojnë fare. Studiuesit analizuan mbi 3 mijë e 600 pjesëmarrës dhe gjetën se leximi i librave sjell një përfitim shumë më të madh sesa leximi i gazetave apo revistave dhe efekti lidhet kryesisht me stimulimin njohës që ofrojnë librat.
Një kapitull në ditë mund t’ju shtojë vite jetë. Studiuesit theksojnë se leximi përmirëson funksionet e trurit, rrit përfshirjen njohëse dhe ul gradualisht rrezikun e mortalitetit.Shumë studime dhe ekspertë të psikologjisë dhe menaxhimit të kohës theksojnë rëndësinë e orëve të para të mëngjesit si një periudhë ideale për aktivitete intelektuale, si leximi. Kur zgjohemi nga një gjumë i plotë dhe të qetë, truri ynë është i freskët dhe në gjendje të përthithë informacion më lehtësisht, me një nivel më të lartë të përqendrimit dhe memorjes.
Në orët e para të mëngjesit, shpërqendrimet janë shumë më të pakta; telefonat, mesazhet, apo ndonjë aktivitet tjetër i zakonshëm i ditës nuk e kanë prekur ende rutinën tuaj. Kjo i jep mundësinë trurit tuaj të jetë i fokusuar vetëm në lexim, dhe si pasojë, e bën atë më efektiv dhe produktiv. Për më tepër, studimet tregojnë se leximi i një libri ose i materialeve që janë frymëzuese ose edukative në mëngjes mund të ndikojë pozitivisht në motivimin dhe frymëzimin tuaj gjatë gjithë ditës. Ky është një moment i shkëlqyer për të pasur një “ushqim” intelektual, që mund të kontribuoni në zhvillimin personal, profesional apo shpirtëror./kb
